loader

Mireseerdhet ne Sigma Interalbanian - Vienna Insurance Group

PERGJEGJESI SOCIALE

Dhurojmë gjak, shpëtojmë jetë!

Muaji Qershor është muaji i Dhurimit të Gjakut për fëmijët talasemikë, ndaj stafi i Sigma Interalbanian VIG vendosi të bëhet pjesë e kësaj nisme. Në bashkëpunim me shoqatën e Transfuzionit të gjakut si dhe “Fundjavë ndryshe”, u ngrit në ambjentet e Zyrave Qendrore të kompanisë një kënd i vogël por i përshtatshëm për të kryer ekzaminimet e nevojshme paraprake si dhe proçesin e dhurimit të gjakut.

SIVIG në ndihmë të familjeve në nevojë në fshatin Mamël të Elbasanit.

Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group iu bashkua nismës së Organizatës “Fundjavë Ndryshe”, për të ndihmuar familjet në nevojë. Me kontributin e stafit dhe të vetë kompanisë Sigma Interalbanian VIG, 12 fëmijëve në fashtin Mamël të Elbasanit iu mundësua transporti për në shkollë për përfundimin e këtij viti si dhe për vitin e ri shkollor 2018 – 2019.

Një ditë në familjen e Rajmondës

Rajmonda, është një zonjë që nga pamja duket e fortë dhe buzëqeshja e saj arrin të fshehë mirë të gjitha problemet në jetën e saj. Pasi shkëmben dy tre fjalë me të, e kupton që jeta nuk ka qënë shumë e lehtë për këtë zonjë dhe familjen e saj. Përveç problemeve të mëdha ekonomike, Rajmonda dhe bashkëshorti i saj, e kanë të vështirë të punojnë në çdo lloj pune për shkak edhe të problemeve shëndetësore që kanë.

Një ditë me fëmijët e Rrëshenit

Ekziston një lidhje shumë e veçantë e Austrisë me Veriun e Shqipërise, dhe veçanërisht me Mirditën të cilën ata kanë përzgjedhur ta ndihmojnë dhe ta përkrahin herë pas here. Nuk ishte e paqëllimshme edhe përzgjedhja e një shoqate në Rrëshen, e cila asistonte fëmijët në nevojë, me ushqim, veshmbathje dhe edukim. Stafi i kompanisë tonë mblodhi disa kontribute, secili sipas mundësisë së tij, dhe me shumën e mbledhur arriti të organizojë një ditë ndryshe për këta fëmijë.