Sigma Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP" sh.a (ose "SIVIG") u themelua në 1999 dhe regjistrua në Gjykatën e Tiranës me Vendimin Nr.20487 me datë 3 shkurt 1999. Aktiviteti i saj rregullohet nga nenet e Ligjit Nr. 9901 me datë 14 prill 2008 "Për shoqëritë tregtare"dhe Ligji Nr. 52 datë 22 maj 2014 "Për aktivitetet e sigurimit dhe risigurimit dhe ndërmjetësimin në sigurime dhe risigurime", dhe aktet nënligjore të dala në funksion të tij. Enti rregullator për tregun e sigurimeve është Autoriteti Shqipëtar i Mbikqyrjes Financiare. Aktiviteti i saj kryesor është ofrimi i sigurimit për mjetet motorike, pronën, shëndetin dhe sigurime të tjera jo-jetë. Në 2004 gjithashtu filloi aktivitetin e saj në Kosovë nëpermjet degës se saj.

Gjate vitit 2014, Sigma dhe "Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP" sh.a. u bashkuan duke perthithur aktivet dhe detyrimet e Interalbanian me dhe ne aktivitetit e SIGMA. Më 30 shtator 2014, emri i Shoqerise u ndryshua nga "Sigma VIENNA INSURANCE GROUP" sh.a në "Sigma Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP" sh.a.

 

 

 

Misioni dhe Vizioni

MISIONI YNË
Ne jemi sinonim i stabilitetit dhe kompetencës përsa i përket mbrojtjes nga rreziku. Ne përdorim eksperiencën, njohuritë dhe diversitetin tonë për të qënë më pranë klientëve tanë. E konsiderojmë përgjegjësinë tonë që të mbrojmë ato që kanë vlerë për klientët tanë.

VIZIONI YNË
Ne duam të jemi zgjedhja e parë për klientët tanë. Grupet e interesit na shohin si një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Kjo bën të mundur që ne të forcojmë pozicionin tonë si grupi lider në sigurime në Austri, Europën Qendrore dhe Lindore.

 

 

Bordi i Drejtorëve

Klaidi Çitozi - Drejtor i Përgjithshëm

Enid Minarolli - Anëtar i Bordit Drejtues

Ervin Rali - Anëtar i Bordit Drejtues

 

 

Momente Historike te SIVIG

Shkurt 1999

U themelua kompania e parë private në Shqipëri

Tetor 2002

Sigma hyn në tregun maqedonas dhe filloi aktivitetin e saj në 2003.

Shtator 2004

Sigma liçensohet që të operojë në Kosovë, nëpërmjet degës së saj.

Shtator 2007

Sigma bëhet pjesë e Vienna Insurance Group

Tetor 2014

U bë bashkimi i kompanive Sigma dhe Interalbanian dhe tani operojnë në treg me emrin Sigma Interalbanian VIG

 

 

Vlerat Tona

VLERAT TONA: Diversiteti, Mardhënia me klientin, Përgjegjësia

PREMTIMI YNËNe bëjmë të mundur që klientët tanë të jetojnë një jetë më të sigurt dhe më të mirë sepse ne: Mbrojmë atë që ka vlerë për ju!

 

Kapacitetet teknike

Stafi i kompanisë, i cili ka një eksperiencë shumë të gjatë në sigurime, ofron asistencë teknike dhe shërbim klienti të shkëlqyer. Njohuritë e marra në trajnimet dhe edukimin e vazhdueshëm të punonjësve, i aplikojmë në punën tonë të përditshme, si në dizenjimin e produkteve të sigurimit, ashtu edhe në mënyrën e përqasjes së klientit apo trajtimit të dëmeve. Menaxherët e porotofoleve në bashkëpunim me departamentin e Burimeve njerëzore, dhe nën Kujdesin e veçantë të Bordit Drejtues, ofrojnë trajnime periodike për stafin e shitjes, të cilat kanë në thelb trajtimin e çështjeve kryesore për sigurimet, produktet e sigurimit, teknika të shitjes, proçedurat dhe rregulloret e brendshme të kompanisë si dhe diskutimi i problematikave të ndryshme që hasin gjatë punës së tyre.

Shërbimet e kompanisë ofrohen nëpërmjet një game të gjerë produktesh dhe shërbimesh standarte, por edhe sigurime te hartuara sipas nevojave të klientëve, qofshin ato individë, kompani apo korporata. Ne jemi gjithnjë të kujdesshëm që këto produkte të jenë të qarta, dhe të plota, dhe e ndjejmë të arsyeshme që klienti duhet të informohet shumë mirë përpara nënshkrimit të një kontrate sigurimi.