I nderuar përdorues,

Ju keni hyrë në faqen zyrtarë të Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sh.a duke lexuar dhe pranuar  si më poshtë vijon:

Kjo faqe përban formularë të ndryshëm ( punësimi, regjistrimi në databazën e Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sh.a, raportim dëmi etj) plotësimi i të cilëvë është tërësisht vullnetar.

Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sh.a siguron të gjithë përdoruesit e kësaj faqeje se çdo e dhënë personale do të trajtohet në përputhje me ligjin 9887 datë 10/03/2008 'Për mbrojten e të dhënave personale' i ndryshuar. Përdoruesi pohon vërtetësine dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën e shoqërisë së sigurimit për përdorimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, të informacioneve të plotësuara si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga ana e Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sh.a. garanton trajtimin me konfidencialitet të këtyre të dhënave si dhe siguron se asnjë e dhënë nuk do ti kalohet palëve të treta por çdo e dhënë do të përdoret vetëm për qëllimin që është dërguar.  Për çdo ndryshim të këtyre të dhënave përdoruesi ka të drejtë të kontaktojë Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sh.a për kryerjen e ndryshimeve  në adresen kontakt@sivig.al

PARIMET E PRIVATëSISë TE TE SIGURUARIT DHE PERFITUESIT :

1.  Mbledhja e informacionit: Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sh.a do te mbledhe vetem informacion personal i cili nevojitet per administrimin e kontratws te sigurimit, per dhenien e sherbimeve te klientit, per ofrimin e produkteve apo sherbimeve te reja, bazuar ne ligjet perkatese ne fuqi (Ligji Nr. 9887, date 10.03.2008, "Per mbrojtjen e te dhenave personale).

2.  Perpunimi i informacionit: Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., do te perpunoje te dhenat tuaja personale ne menyre te drejte dhe vetem per ato qellime qe ju ka informuar ne momentin e nenshkrimit te kontrates sigurimit. Ju mund te kundershtoni per disa lloje perpunimi si shprehimisht te lejuara nga ligjet ne fuqi (Ligji Nr. 9887, date 10.03.2008, "Per mbrojtjen e te dhenave personale, Neni 6 - Kriteret Ligjore per perpunimin, Neni 7 -Perpunimi i te dhenave sensitive )

3.  Mundesia e zgjedhjes: Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., ju jep mundesine e autorizimit te perdorimit te te dhenave personale per qellime marketingu, p.sh. per informim rreth produkteve dhe sherbimeve te reja te ofruara nga Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group ose pale te treta qe veprojne ne emer te saj sipas ligjit ne fuqi. Kjo perfshin produkte dhe sherbime nga Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group dhe produkte dhe sherbime te bera ne bashkepunim me partnere te tjere biznesi.

4.  Cilesia e perpunimit te te dhenave: Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., perdor teknologji te pershtatshme dhe trajnon punonjesit e vet me njohuri te mjaftueshme teknike dhe gjithashtu siguron integritet personal qe ata te jene te afte te perpunojne te dhenat tuaja personale me shpejtesi dhe saktesi bazuar ne ligjet ne fuqi. Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., nuk do te mbaje te dhenat tuaja personale me shume sesa e nevojshme, pervec rasteve qe parashikohet ndryshe nga ligji ne fuqi.

5.  Siguria dhe fshehtesia: Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., do te mbaje te dhenat tuaja personale konfidenciale dhe do te kufizoje aksesin ne te dhenat tuaja personale vetem qwllime te sigurimit. Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., i referohet standarteve te industrise dhe perdor masa te arsyeshme administrative, teknike dhe fizike te sigurise per te mbrojtur te dhenat tuaja personale nga aksesi i paautorizuar, perdorimi, shkaterrimi dhe modifikimi apo zbulimi i tyre. Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., kerkon standarte te larta te sigurise se te dhenave nga palet e treta te cilat ajo autorizon per te perpunuar te dhenat tuaja personale ne emer te saj.

6.  Shperndarja e te dhenave: Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., mund te shperndaje te dhenat tuaja personale me pale te treta te cilat veprojne ne emer te saj dhe nen udhezimet e saj per informimin tuaj per produkte dhe sherbime dhe vetem pasi ka marre aprovimin tuaj paraprakisht.

7.  Transferimi nderkombetar: Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., mund te transferoje jashte shtetit per qellime te sigurimit dhe demshperblimit ne sigurime te dhena te cilat transferohen vetem ne perputhje me ligjet ne fuqi( Ligji Nr. 9887, date 10.03.2008, "Per mbrojtjen e te dhenave personale, Neni 8- Transferimi Nderkombetar). Pavaresisht nese te dhenat tuaja transferohen ose jo jashte shtetit, ato mbrohen nga parimet e permendura ne kete dokument

8.  Pergjegjesia: Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., dhe punonjesit e saj vetem mund te perpunojne te dhenat personale ne pajtim me keto parime dhe ligjin e zbatueshem. Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., kryen trajnime dhe rishikime te perputhshmerise se saj me keto parime. Punonjesit qe shkelin keto parime mund te jene subjekt i masave disiplinore, duke perfshire pushimin nga puna. Punonjesit pritet te raportojne shkeljen e ketyre parimeve, te drejtuesit e tyre si edhe te burimet njerezore, prane departamentit ligjor dhe prane cdo departamenti tjeter kompetent. Ju mund te zbatoni keto parime kundrejt Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., e cila eshte pergjegjese per te dhenat tuaja personale. Nese keni nje ankese qe Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., ka shkelur keto parime dhe nese keni tentuar ne mirebesim per te zgjidhur ankesen permes procesit te sherbimit tone te konsumatoreve ose procesit te ankesave sipas ligjit ne fuqi (Ligji Nr. 9887, date 10.03.2008, "Per mbrojtjen e te dhenave personale, Neni 16 - E drejta per t'u ankuar), por ankesa nuk eshte zgjidhur brenda intervalit kohor te parashikuar atehere ju mund te zbatoni keto parime ne perputhje me Ligjin e Zbatueshem. Nese ju ankoheni prane Autoritetit tuaj Lokal te mbrojtjes se te dhenave dhe Autoriteti i Mbrojtjes se te dhenave zbulon se Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., ka shkelur keto parime Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., do ti permbahet perfundimeve te Autoritetit te Mbrojtjes se te dhenave, por do te rezervoje te drejten per te kundershtuar apo apeluar te tilla gjetje.