Rajmonda, është një zonjë që nga pamja duket e fortë dhe buzëqeshja e saj arrin të fshehë mirë të gjitha problemet në jetën e saj. Pasi shkëmben dy tre fjalë me të, e kupton që jeta nuk ka qënë shumë e lehtë për këtë zonjë dhe familjen e saj. Përveç problemeve të mëdha ekonomike, Rajmonda dhe bashkëshorti i saj, e kanë të vështirë të punojnë në çdo lloj pune për shkak edhe të problemeve shëndetësore që kanë.

Kompania Sigma Interalbanian VIG, vendosi që në prag të festave të fundvitit të ndihmojë sadopak këtë familje dhe të sjellë buzëqeshjen edhe tek fëmijët e saj. Me anë të këtyre kontributeve, ata arritën të blejnë veshje, ushqime, lodra, libra si dhe një lavatriçe. Gjithashtu duke qënë se familja kishte nevojë të vazhdueshme për ndihmë, menduan që disa pula do të ishin një burim i vazhdueshëm ushqimi për këtë familje. Disa djem nga stafi, ndihmuan gjithashtu që kopshti nga pas shtëpisë ku jetonte familja, të mbillej me patate.

Ka qënë një ditë ndryshe e cila na ka bërë të gjithëve të reflektojmë thellësisht dhe të vlerësojmë shumë atë që kemi.